Detaje mbi elementet e stemës dhe flamurit të Komunës së Tuzit

Komisioni i komunës së Tuzit për zgjedhjen e stemës së komunës, sot ka zgjedhur stemën fituese në bazë të konkursit publik.

Stema dhe Flamuri janë ideuar dhe realizuar nga:
Kristina Gjokaj
Luan Gjokaj

Përshkrimi

Stema dhe flamuri i Tuzit përmbajnë një formë të thjeshtë duke ilustruar pergjithësisht karakteristikat e vendit tonë.

Mburoja

Mburoja e stemës është me qoshe të buta. Banorët e kësaj komune janë të njohur si mikëpritës dhe bujar, nuk kanë mburoja me thumba, përkundrazi ata hapin dyert për të gjithë.

Flamuri

Flamuri përmban të gjitha elementet kryesore pa dekorime dhe tekste.

Simboli abstrakt i maleve

Trekëndshat në mënyre pak më abstrakte, simbolizojnë malet që rrethojnë Tuzin. Me nje vi në mes që paraqet lartësinë mbidetare ku qendron Tuzi,fushat dhe tokat pjedhore të Malësisë.

Dielli

Dielli mbrapa duke lindur simbolizon një rilindje me komunen e shumëdëshiruar. Ai gjithashtu ka një illustrim të vjetër të diellit Ilir (Illyria).

Deçiqi – Cemi – Gjethet e rrushit

Fokusi kryesor i stemës dhe flamurit është në ilustrimin e malit të Deçiqit.Aty pranë është edhe lumi Cem duke rrjedhur. Shoqëruar në fund megjethe të veshtrave të rrushit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!