Ambasadori Kurtezi, takim me disa ministra të Qeverisë së re të Malit të Zi

Ambasadori i Shqipërisë në Podogricë, Ridi Kurtezi ka zhvilluar takime njohëse me disa ministra të rinj të Qeverisë së Malit të Zi

Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi takime njohëse me Gjorgje Raduloviq – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme; Prof. Dr. Olivera Injaç – Ministrër i Mbrojtjes; Sergej Sekuloviq – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Zorka Kordiq – Kryenegociatore me BE në qeverinë e Malit të Zi.

Gjatë këtyre takimeve, Ambasadori Kurtezi ka përcjellë urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të ministrave në krye të institucioneve që ata drejtojnë si dhe ka riafirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe për të intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinjë, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të axhendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve europiane.

Ambasadori Kurtezi ka vleresuar se pakica shqiptare në Malin e Zi është një urë e qëndrueshme miqësie dhe një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi. Pasi ka vlerësuar atë cka është realizuar deri më sot, ai ka inkurajuar forcimin e metejshëm të kohezionit social dhe krijimin e kushteve dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!