Marrëveshja është vërtetim i rrugës evropiane të Malit të Zi

Marrëveshja e liderëve të koalicioneve fituese është vërtetim se nuk do të ketë ndryshim të kursit të politikës së jashtme shtetërore , ka kumtuar kryetari i Parlamentit Aleksa Beçiq, duke shtuar se Mali i Zi do të jetë partner i përgjegjshëm i NATO-s dhe do ti zbatojë të gjitha detyrimet nga agjenda evropiane.

Ai duke marrë pjesë në forumin 2 BS në Podgoricë ka theksuar se disa muajt e kaluar dhe rezultatet në zgjedhjet parlamentare kanë qenë historike për Malin e Zi .

Ai ka theksuar se liderët e tri koalicioneve me një marrëveshje kanë vërtetuar qartë se nuk kanë për qëllim ndryshimin e kursit të politikës së jashtme të Malit të Zi. Ai ka shtuar se Mali i Zi është një vend i vogël , por me rëndësi të jashtëzakonshme si anëtarë i NATO aleancës. Beçiq konsideron se është me rëndësi pjesëmarrja e Malit të Zi në misionet paqësore dhe se angazhimi më i madh i ushtrisë së Malit të Zi në këto misione është në Afganistan.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!