Sa i përket çështjes së Kosovës, të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq shprehu keqardhje pasi Kosova ishte shënuar me yll në një dokument nga Ministria e Shëndetësisë, gjë që e bëjnë vendet që nuk e kanë njohur atë.

“Më vjen keq që kjo ndodhi, por mbetem pas qëndrimit që kemi nëshkruar – se nuk do të ketë ndryshime në lidhje me njohjen e Kosovës.” Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës gjithashtu mori këtë shpjegim.

Sa i përket çështjes së Kosovës, të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara.

Shpresoj se gabime të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen “, tha Abazoviq në Forumin e 10-të (2BS) të mbajtur sot në Podgoricë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!