Kryeministri i Maltës sot në Ulqin: Investim prej 80 milion €

Kryeministri i Maltës Xhozef Muskat vizitoi sot malin Mozhur i cili në pjesën më të madhe ndodhet në territorin e komunës së Ulqinit, ndërsa pjesërisht edhe në atë të Tivarit.

Në këtë hapësirë është parashikuar që në mars të nis realizimi i ndërtimit të centraleve me erë.

Investitor është kompania “Enemalta plc”, e cila është në pronësi shumicë të shtetit të Maltës, ndërsa e tërë puna, sipas fjalëve të kryeministrit Millo Gjukanoviq, kap vlerën prej 80 milion euro njofton ulinfo.

Me Muskatin, përveç zyrtarëve të Qeverisë së Malit të Zi, sot në Mozhut ishin kryekomunarët e Ulqinit dhe Tivarit Fatmir Gjeka dhe Zoran Srzentiq.

Shperndaje