Drejtoria për diasporë ”Shqiptarve të Vëndosur” apo Partisë Boshnjake?

Mes Partisë Boshnjake dhe ”Shqiptarve të Vëndosur” (Forca-UDSH-ASH) janë shfaqur mosëmarrëveshje mbi pozitën e drejtorit të Drejtorisë për diasporën dhe kërkojë nga Kryeministri Dushko Markoviq që të zgjidhi këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Një nga zyrtarët e ”Shqiptarëve të Vëndosur” ka thënë për ”Vijesti” se vendi i drejtorit të Drejtorisë për diasporë u përket shqiptarëve, ndërsa zyrtaret e Partisë Boshnjake shprehen se kjo është nje nga pozitat që i  përkasin Partisë Boshnjake.

Pas formimit të koalicionit qeveritar “Shqiptarët e Vendosur” fituan nënkryetarin e parlamentit, në të cilin u emërua Genci Nimanbegu, ndërsa Mehmet Zenka u zgjodh Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave poashtu pritet që shqiptarët të fitojnë edhe disa vende drejtorash dhe këshilltaresh në disa ministri.

Bisedimet brenda koalicionit qeverisës rreth ndarjes të funksioneve në thellësi, duhet të mbahen të dielën dhe si pas spekulimeve të ”Vijesti” Partia Boshnjake kërkon që drejtor i Drejtorisë për Diasporën të emërohet Sulo Mustafiq ndërsa ”Shqiptarët të Vëndosur” kërkojnë që në këtë pozitë të emërohet Nik Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!