Këshilli i Senatit amerikan miraton ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Këshilli për politikë të Jashtme i Senatit amerikan, ka miratuar njëzëri ratifikimin e protokolit për anëtarsimin e Malit të Zi në NATO.

Tani mbetet që për Protokollin të deklarohet Senati në përbërjen e tij të plotë.Në mënyrë që i njëjti të ratifikohet, nevojitet që në favor të tij të votojnë dy të tretat nga 100 senatorët.

Protokolli mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO është ratifikuar nga 22 shtete të aleancës 28 anëtarëshe.Pasi të ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare, është e nevojshme që edhe Parlamenti malazez të miratojë këtë dokument.

Shefi i diplomacisë malazeze, Sërgjan Darmanoviq, ditë më parë deklaroi se pret që i tërë procesi të përfundojë kah mesi i vitit 2017-të, atëherë kur Mali i Zi dhe zyrtarisht do të bëhet anëtar i NATO-s.

Anton-GjokajAutor:Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!