Mbledhja e këshillit komunal të DPS Tuz, në të cilën do të propozohen kandidatët për kryetar të Komunës, nuk është caktuar akoma, pasi siç qëndrojnë gjërat tani, mund të ketë ndryshime kur është në pyetje koalicioni që do të formojë qeverisjen, shkruan Dan.
Kryetari i këshillit komuna të DPS Podgoricë, Vlladan Vuçeliq tha se kryetari i Komunës do jetë nga radhët e DPS dhe për këtë postë ai ka propozuar Marjan Junçaj.
Në DPS, mendimet janë të ndara dhe jo të gjithë pajtohen me këtë propozim sepse ata kanë edhe kandidatë tjerë. Sipas informatave jozyrtare një nga kandidatët për postin e kryetarit të Komunës është edhe Naser Krkanoviq, shkruan DAN.
Kryetari i DPS Tuz, Halil Dukoviq nuk deshi ta konfirmoi por as nuk e mohoi që një nga kandidatët do të jetë Naser Krkanoviq. Ai vetëm theksoi se ka dëgjuar për Junçaj, por që spekulime ka përditë.
Në Tuz nuk është përmbyllur as çështja e koalicionit qeverisës dhe deri tani të sigurtë janë partnerët e DPS dhe ata janë UDSH, Partia Boshnjake dhe SD. Siç mëson DAN atyre do tu bashkohet edhe ASH por që edhe LDSH është ofruar të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.
Halil Dukoviq tha se, në ditët e ardhshme priten negociata zyrtare rreth formimit të koalicionit. Ende nuk ka pasur takime zyrtare, por ne e dimë kush janë partnerët tonë tradicional dhe besoj që ata do të jenë edhe në të ardhmen, por që lista mesiguri do të zgjërohet. Nuk e di kush do të prënojë, sepse nganjëherë të gjithë e kanë oreksin e mëdha, tha Dukoviq.
Nik Gjeloshaj nga ASH, tha se nuk kanë fituar ftesë zyrtare për negociata për formimin e koalicionit, kështu që nuk mund të thoshte a do të kenë kushte të caktuara për DPS-në.
Në LDSH nuk besojnë se do jenë pjesë e qeverisjes, sespse siç tha këshilltari Ivan Ivanaj edhe pse nuk ka pasur negociata zyrtare, mund të thuhet se koalicioni veç është formuar dhe nëse mbetet kështu LDSH nuk është pjesë e ati koalicioni.
Ivanaj shprehet se, oferta zyrtare nuk kanë pasur por do të shohim, nëse na propozjnë diçka konkrete, ndoshta do të jemi pjesë e qeverisjes.
Ne kemi dëshirë, por vetëm me kusht që nuk do jemi thjesht dekor në çdo gjë, por që të na mundësohet që të ushtrojmë pushtetin në kuptimin e vërtetë të fjalës, tha Ivanaj./Malësia.ME/