Kajoshaj: UDSH do të dalë vetëm në zgjedhje (Video)

Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj në një intervistë për RTVMZ tha se kjo parti ka rënë dakord me LDSH për dalje të përbashkët në zgjedhjet që do mbahën me 3 mars në Komunën e Tuzit dhe presin përgjigje nga UDSH se a do i bashkangjitet këti koalicionit.

Gjeloshaj shprehi bindje se këtë herë në këto zgjedhje do të fitojnë partitë nacionale shqiptare.

Nga ana tjeter kryetari i UDSH të Malësisë, Fadil Kajoshaj tha se duke pasur parasysh situatën aktuale, me siguri do të shkojmë në votime në mënyrë të pavarur, megjithëse ka pasur disa biseda, por asgjë nuk është arritur, por ka ende kohë dhe ne do të shohim në ditët e ardhshme, tha Kajoshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!