Në zgjedhjet e 3 marsit deri tani vetëm një koalicion

Në zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit që do mbahën me 3 mars SNP dhe Partia Liberale do të dalin vet në zgjedhje. Siç qëndrojnë gjërat tani, as DPS nuk do të formojë koalicion, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë pas zgjedhjeve.

SNP tashmë ka vendosur që Kolë Lulgjuraj do të jetë bartëse i listës. Sipas Zhelko Miliq, nënkryetar i SNP-Tuz, ata nuk kishin ofertë për të formuar koalicion dhe konsiderojnë se asnjë parti nuk u duhet.

Edhe Partia Liberale do të vet në zgjedhje, këtë e konfirmoi Jovan Rabrenoviq, koordinator i kësaj partie për zgjedhjet në këtë komunë më 3 mars.

Boshnjakët do të vendosin në fundjavë se si do të dalin në zgjedhje. Hidajet Kallaç, zyrtar i Partis Boshnjake, tha se do të vendosin gjithçka në fundjavë, por që nuk kanë pasur ndonjë ofertë konkrete për koalicion.

Ndryshe nga ata, UDSH ka marrë ofertë për koalicion nga Forumi Shqiptar, përbërësit e të cilit janë Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike e Shqiptare. Megjithatë, ata nuk kanë vendosur ende nëse do ta pranojnë atë.

Me shum gjasa do të dalim vet, por kjo ende nuk është vendosur definitivisht. Po mendojmë në këtë drejtim, sepse nuk na ka ardhur ndonjë ofertë tjetër konkrete për koalicionin “, thotë Fadil Kajoshaj, kryetar i UDSH të Malësisë.

As Demokratët nuk kanë vendosur nëse do të dalin në koalicion me donjë parti.
“Kemi biseduar me zyrtarët e URA, por nuk kemi asgjë konkrete”, tha Shtjefën Camaj, kryetar i Këshillit të Demokratëve Tuz.

SDP ende nuk ka vendosur nëse do të dal në zgjedhje në Tuz, ndërsa SD nuk ka vendos ende brenda partisë nëse do të dalin vet ose në koalicion. Zyrtarisht në fundjavë do të vendsim , qëndrimi i partis është të dalim në mënyr të pavarur tha Samir Axhoviq, zyrtar i SD./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!