Deçiqi filloi përgatitjet në Tuz, do të zhvendoset në Antalia

Deçiqi do të përpiqet të ruajë vazhdimësinë e lojërave të mira edhe në pjesën e dytë të sezonit dhe të arrijë një rezultat historik, kualifikimin në skenën e europës.

Deçiqi filloi dje përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.

“Skuadra do të punojë, 15 ditët e para në Tuz dhe pastaj do të zhvendoset në Antalia, ku dhe do të zhvillojë disa ndeshje ndaj rivalëve të respektuar.

Deri më tani, Deçiqi është përforcuar vetëm me një lojtar, ish-mesfushorin e Podgoricës, Jovan Nikolliq, por pritët që të arrijnë edhe me dy-tri përforcime.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!