Hajdinaga mbështet vendimin për heqjen e testeve

Vendimi i ri i Qeverisë së Malit te Zi për hyrjen e lirë në Mal të Zi dhe mos obligimin e testeve, mendojmë që pozitivisht do të ndikojë në sezonën dimërore turistike e cila tashmë ka filluar në vendin tonë, por edhe do të reflektojë pozitivisht në vendet rajonale dhe sidomos tek turistët që janë të rregullt në rivierën tonë dhe qendrat dimërore të Malit të Zi siç janë mysafirët nga Shqipëria, Kosova dhe Sërbia, tha Gëzim Hajdinaga, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit.

E përshëndes këtë vendim sepse në radhë të parë ne jemi destinacion turistik dhe krahas sezonës dimërore, duhet të fillojmë me pregatitjet serioze për sezonën verore, por gjithashtu na gëzon fakti që si iniciatorë, gjegjësisht me drejtimin tonë organeve kompetente me 30 nëntor te vitit 2020, kemi bërë hapin e parë që të shqyrtohet kjo mundësi e cila ka rezultuar pozitivisht dhe më në fund u realizua.

“Si vend duhet të tregojmë që jemi të bashkuar, që punojmë në interesin e të gjithë qytetarëve dhe se lufta me pandeminë e cila ka kapluar të gjithë botën, por për të cilën shpresojmë që së shpejti të jetë pjesë e të kaluarës tonë, të jetë nxitje për të vepruar së bashku”, tha Haidnaga. 

 SIpas tij turizmi për Malin e Zi është dega më kryesore ekonomike, kështu që të gjithë fuqitë tona duhet të jenë të drejtuara rreth pregaditjeve të sezonës turistike, me respektim të të gjithë masave.

Qëllimi ynë është që të jemi si gjithmonë mikëpritës, që secili mysafir që viziton Malin e Zi të jetë i kënaqur por edhe të kthehet me shëndet të plotë dhe me kujtime të bukura.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!