Rekomandim që gjysmë-vjetori i dytë të filloj me 31 janar

Instituti për shëndetin publikë ka propozuar që pushimi dimërorë të vazhdohet për 7 ditë dhe gjysmë vjetori i dytë, të fillojë me 31 janar. Këtë e ka deklaruar ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, e cila ka shtuar se vendimin definitiv lidhur me këtë çështje do ta sjell Ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit.

Ajo, ka kumtuar se në Mal të Zi, prej me 31 janar, mund të hyhet me plotësimin e njërit prej 4 kushteve të parapara me çertifikatën digjitale evropiane. Masat në prag të festave, sipas fjalëve të ministres, Boroviniq -Bojoviq, kanë dhënë rezultate, kurse sistemi shëndetësor në tërësi mund tu përgjigjet rezultateve të cilat i kemi aktualisht.

Gjatë 7 ditëve të ardhshme kufijtë e Malit të Zi, mund të kalohen përmes plotësimit të së paku njërit prej 4 kushteve nga çertifikata digjitale evropiane.

“Që personi është vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të vaksinave dhe nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga marrja e dozës së fundit të vaksinës. Më tej, ai ka një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, një test të shpejtë negativ jo më i vjetër se 18 orë ose dëshmi se personi që e ka kaluar Kovidin, gjegjësisht kanë kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se gjashtë muaj nga një test  PCR pozitiv ose testi i shpejtë”, tha Boroviniq-Bojoviq.

Është e mundur që qendrat e fitnesit dhe palestrat të punojnë me kushtin e posedimit të certifikatës dixhitale të BE-së për COVID dhe kushtin që të sigurohet një hapësirë ​​prej 10 m2 për një person.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!