Tregu do të fitojë ujin, rrymën dhe gjërat tjera elementare

Qëllimi parësor i ndërmarrjes Tregu është që sa më shpejt të jetë e mundur të sigurojë kushtet elementare për qiramarrësit, por edhe për vizitorët – tha Marash Dukaj, u.d. drejtor i ndërmarrjes Tregu.

Është filluar me pastrimin e mbeturinave dhe vendosjen e kamerave përreth dhe brenda tregut.

Po punohet intensivisht për furminizimin me ujë. Së shpejti do të fillojë rehabilitimi i tualeteve dhe zyrave brenda tregut. Tashmë është bërë vlerësimi për situatën me furnizimin me energji elektrike dhe do të fillojmë së shpejti me zgjidhjen e problemit. Situata me energjinë elektrike është një nga problemet kryesore. Do të ketë risi të tjera për të përmirësuar kushtet elementare të Tregut – shprehet Dukaj.

Ai thekson se tregu i Tuzit do të mbetet i njohur jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë dhe vetëm se do të përmirësohen kushtet. Çmimet e qirasë nuk do të ndryshohën.

Presim që të ardhurat të jenë rreth 300 mijë euro. Nuk do të ndryshojmë as çmimet e qirave në tregun e gjelbër. Ka një interes në rritje për marrjen me qira të ambienteve ku shiten prodhimet e qumështit. Dhe atje do të kemi risi për të promovuar dhe përmirësuar kushtet.

Tregu aktualisht ka 16 punonjës.

Shumica prej tyre janë që kanë punuar aty dhe në marrëveshje me kryeqytetin do të mbetën aty. Për shkak të formimit të institucioni të ri, është e nevojshme të punësohen kuadro të reja. Planet tona parësore janë që të ofrojmë kushte bazë në treg: ujë, energji elektrike, siguri, tualete dhe gjëra të tjera elementare të nevojshme për funksionim. Është planifikuar rregullimi i hapësirës rreth tregut, parkingut dhe ndriçimit – ka bërë të ditur Dukaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!