Gjeloshaj: Përfaqësimi i shqiptarëve në institucione shtetërore është në nivel historik

Esmin dhe Agron,
Uroj që detyrën t’a kryeni me ndershmëri, në shërbim të kombit shqiptar dhe të gjithë qytetarëve, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim.
Komisioni adekuat ju vlerësoi ju, duke ju dhënë dhe mandatin 5-vjeçar, në këtë post!

Përfaqësimi i shqiptarëve në institucione shtetërore është në nivel historik, si në vende drejtuese, po ashtu edhe në ato profesionale.

Qëllimi dhe ideali politik i Forumit Shqiptar është integrimi dhe përfaqësimi përmes subjekteve nacionale.

Ky është fillimi, sepse ne do të vazhdojmë të punojmë që përfaqësimi të rritet edhe më shumë, gjegjësisht në nivelin që na takon me Kushtetutë dhe ligje në fuqi!
Ndërsa, atyre që kjo u pengon, të fillojnë të mësohën, sepse ne në të ardhmën edhe më shumë do të marrim në drejtim institucione dhe detyra me përgjegjësi!

NGJ

Shperndaje