Fiton përkrahje kërkesa e shqiptarëve dhe një ndër kushtet e Gjeloshaj!

Kërkesa e partive shqiptare e nënshkruar nga Forca dhe Alternativa Shqiptare e cila i është dërguar kryetarit të Parlamentit z. Ranko Krivokapiq, për ndryshimin e ligjit mbi zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve që do mundësonte kthimin e mandateve të garantuara për shqiptarët ka fituar përkrahje nga partitë kryesore.
Sipas burimeve të portalit Malësia.ME kjo iniciativë është përkrahur nga DPS, SDP, Partia Boshnjake, Inicitiva Qytetare Kroate dhe Partia Liberale. Nga ana tjetër opozita ende nuk është deklaruar dhe mbetet të shohim reagimin e tyre për këtë çështje.
Kjo kërkesë ka qenë një ndër kushtet e deputetit Gjeloshaj për përkrahjen e qeverisë dhe  kërkesë e të gjitha partive shqiptare./Malësia.ME/
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!