Reagon Ministria: Heqja e flamurit akt shqetësues

Me rastin e heqjes së flamurit kombëtarë shqiptarë nga objekti i Këshillit Kombëtarë, sot ka reaguar Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilët shprehen se ky akt është shqetësues, aq më tepër kur i njejti incident ka ndodhur edhe vitin e kaluar. Nga ministria vleresojnë se bashkëjetesa në Mal te Zi është e mundshme dhe e suksesshme atëherë kur çdo qytetarë ti gëzojë të drejtat e veta, dhe paralelisht i respekton të drejtat e qytetarëve tjerë.

“Kur është fjala për të drejtat e popujve pakicë dhe komuniteteve tjera të pakicave, është e qartë se popujt pakicë kan ndërtuar themelet e Mal të Zi të pavarur dhe sovran.

Ligji për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave garanton shprehjen, ruajtjen, kultivimin e identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të popujve pakicë në Mal të Zi, “thuhet në reagimin e Ministrisë.

Ata i kanë ftuar organet kompetente, që në kuadër me autorizimet e veta, të gjejnë kryeresit e këtij incidenti dhe ti procesuojnë, kurse qytetarët i ftojnë në një shkallë më të lartë të përgjegjësisë dhe respektimit të të drejtave elementare të njeriut./Malësia.ME/

Shperndaje