Kjo është kërkesa e dytë e ”Shqiptarëve të Vëndosur” që pritet të realizohet (Video)

Në një intervistë me Musa Gjoka, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu, tha se me shumë gjasa, kërkësa e dytë e ”Shqiptarëve të Vëndosur” (Forca-UDSH-ASH) që pritet të realizohet nga marrveshja politike e nënshkruar me PDS-në është pika 5 e kësaj marrëveshje, dhe ka të bëjë me ndryshimin në ligjin ekzistues mbi rëndin dhe qetësin publike, që do të mundosojë përdorimin e lirë dhe pa pëngesa të flamurit kombëtarë.

Kërkesa e parë që është realizuar është miratimi i Planit Hapsinor të Komunës së Ulqinit me të cilin është edhe definuar se nuk do ketë ndërtime në Valdanos dhe Kripore, ka thënë Nimanbegu.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon:

Shperndaje