Deri në fund të javës, pritet formimi i pushtetit

Deri në fund të javës, pritet formimi i pushtetit në Tuz, tha Halil Dukoviq nga Partia Demokratike e Socialistëve.

Mendoj se gjithçka do të përfundohet deri në fund të kësaj jave, do të vazhdohet seanca konstituive dhe kështu do të rumbullaksohet pushteti në komunën e Tuzit, tha Dukoviq.

Samir Axhoviq tha se, sa i përket SD ata kanë arritur marrëveshjen me PDS dhe së shpejti pritet formimi i pushtetit.

Në Tuz, kujtojmë se DPS fitoi 14 mandate, Alternativa Shqiptare 7, Partia Boshnjake 3, LDSH 3, UDSH dhe Demokratët 2, SD 1. SDP dhe SNP mbeten pa mandat./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!