Ministri i Mbrojtjes Predrag Boskoviq u takua sot në Podoricë me komandantin e forcave të KFOR-it, në Kosovë, gjeneral majorin Salvatore Koqi, duke theksuar se bashkëpunimi në mes të Ministrisë dhe KFOR-it është i shkëlqyeshëm dhe kështu do jetë edhe në periudhën e ardhshme.
Integrimi në NATO, është garanci e stabilitetit në tërë Ballkanin perëndimor, vlerësoi ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq
Boshkoviq, ka theksuar gjithashtu rëndësinë të cilën e ka misioni i NATO-s, për stabilitetin e Kosovës për edhe të rajonit në përgjithësi.
“Ai shprehu besimin se do të vijë dita kur situata e sigurisë në Kosovë do të normalizohet dhe institucionet e sistemit do të kenë kapacitetin për t’u marrë me të gjitha sfidat, dhe kështu në këtë mënyrë do të përfundonte edhe misionin i NATO-s”, tha Boshkoviq./Malësia.ME/