Malësia shansi i fundit në krye të katundit

ZEF PERGEGA

Malesia e Madhe eshte shansi fundit ne krye te katundit te politikes. Krenaria e Malesise se Madhe eshte si qielli qe te gjithe duan ta mberrijne lavdine e saj dhe e mbushur me gjarperinjet qe duan ta helmojne diten e lirise. Kur u krijua bota Eva e Adami nuk menduan te krijojne parti, por thane se duhet trasheguar bota me njerine. Edhe Noja me arken e tij i shperndau pellumbat per toke, per jete dhe keshtu i perballoi fortunat dhe pllakosjen e erresires per drite bregu. Por djalli nen karrabiste te gomarit, e shpiku partine si shkalle te kalbura ku do te ngjitej ego e njeriut te lig. Nje poet e ka quajtur partine gusto e neveritshme qe ne zemer te molles futi krimbin. Krimbi pa u ndjere u ushqye embel me vitaminat e frutit qe rrezatone ne fytyre te diellit dhe krimbi e gerryu permbrenda ne zi. Krimbi u rrit dhe nje dite u be gjarper e helmoi njerez, ngjarje, kohe dhe vete njerine, qe nuk i ndahet krombit dhe gjarperit. Njeriu sot eshte anetar partie dhe iken i lidhur pas karroces se saj , jo si shpetimtar, por drejt humbneres nga ku nuk do te dale. Flitet per flirte shprese ne qiell te hapur, por krimbin dhe gjarperin nuk e sfidojne dot. Prova nuk ka gjere me sot! A shkon kjo fabull e shkurter ne syrin e metafores se Malesise me 12 parti, me shume se ngastra te mbjella me grure dhe miser sa Cemi i fryen brigjet me lotet e dhimbjes tragjike te saj. “Pse po e shesin djemte e saj?! –pyeta nje plak ne Triesh “Per pak taxhi ne grazhdin sllav dhe per pak lek ne nje karrike qelbnike!” – me tha ai ne gjuhen e vet. Ne ate gjuhe qe per mijera vjet ka folur liria e tij. Aty i mori fjalet edhe flamuri qe u ngit ne Bratile, ndryshe dheut te vet si fare e perjetshme nuk do te kishte cile! Eshte shkruar shume per partite shqiptare ne Mal te Zi. Aq shume sa po te kishin qene fare e mbire do te mbahej me ushqim gjithe Shqiptaria, por fatkeqesisht kjo fare eshte e krimbur dhe gjarperin e ka brenda, dhe u thuhet malesoreve: “He de mbilleni ne oazet tuaja!” Por ato edhe pse e kane provuar toksitetin e helmit te saj prap e gatuajne …sa e rende ta gatuash per femijet dhe t’a mbysesh me duat tuaja krijesen tende! Helmi i partive politike ne Mal te Zi e ka helmin me te forte ne bote! Ai e ka rrudhur Malesine, e ka bere malin te dridhet, fushen te mbaje shamine e zeze, lumin ta beje akull dhe kafet e Tuzit te nxjerrin tymin e saj shtellunga marrie. A ka marri me te madhe se parullat e tyre. “Guxim…foca…kualicion bukethyer” per te thyer qafen?! Shqiperia nuk shfaq asnje interes. Nervi i saj atdhetar eshte shiatik dhe po ecen politika e saj me paterica biznesi me sllav.

Po ku i han atyre ajo palle?! Shkojne e vijne ne Mal te Zi me gjaketa e pallto te zeza me nga nje lule te thare ne jake. Qeshin si dhite e semura ne rrasa te kripura, e populli e quan unitet…i shkrete! Kosoves i kane kercyer ne qafe “Cak- horret” e kufirit dhe i ka ulur veshet trungu i fisit te madh kosovar qe dikur i ngjate lisit e tash shtogut! Nese politikes shqiptare i ka mbetur nje pike gjak ne fytyre duhet te shpalle kryetaret e pative politike qe e tradhetojne bashikimin si persona nongrada. Ata te mos kene te drejte ta shkelin atdhun e tyre ame. Ky do te ishte veprimi me i drejte dhe nje shenje e bekuar per syte e banorit te Malesise per te reflektuar ne udhen e tij te votes. Do te ishte edhe nje zgjim per shqiptaret e Amerikes qe nuk po dijne te dallojne se kush eshte shenjti e kush eshte djalli. Nese shqiptaret e Amerikes e marrin ne dore situaten eshte shansi i fundit per mbijetesen e Malesise. Ajo do te clirohet njehere e mire nga zgjedha e kamufluar sllave, e cila i eshte bere si nje bagel mbi ballin e krenarise se saj. A do ta durojne kete bagel shqiptaret e Amerikes, e cila do te ushqeje krimbat e partive poltike ne Mal te Zi?! Ne tetor te ketij viti eshte shansi i fundit. Ketu ne ate dite do te ndahet njehere e mire se kush jane tradhetaret dhe kush jane atdhetaret! Kuptojeni se Malesia nuk duhet te prese asnje mbeshtetje nga Shqiperia dhe as nga Kosova, ndyshe do te ishte nje iluzion qe pjelle nga tradhetia. Mblidhni forcat, shkaterroni partite tradhetare qofte edhe me cfurk e kmesa si dikur ceta,… me 18 vete e Ded Gjo’lulit qe i mesyni kaushave te Malesise te debonin nga dheu i saj hyjnor turqit e semures se Bosforit qe dita e saj te jete e fosforit ne liri. A e shikoni se asnje intelektual ne Amerike nuk e thote nje fjale per Malesine! E cuditshme pra ne komunitet per ta flitet se kane integritet! Po Malesia eshte e shkrete ne braktisje dhe ikje nga pragu se ketyre mbrapsh u punon sahati.

Televizionet shqyhen te japin gur, male, shpella, bjeshke te thata, pa njerine, pa jeten, pa ujin e krojeve, pa legjendat e mitet, pa gurrat, pa liqenin e mjelmave te zanave dhe vashave, por vetem kenge. Po cduhet kenga pa malesorin? Kujt i kendohet historise se shkuar per te menderosur te nesermen?! Per tu vjel malesoreve paret e te sotmes dhe ne fund per tu bere gropen? Nuk po e kuptoni ideologjine komuniste te se sotmes qe e shiti si dukur?! Pashe besen e Zotit ua ka zene syte dhjami i becollave?! Cka a kta?! Si lejohet kjo gjendje makaber e malesoreve ne Amerike te ushqejne kupen e helmit ne syte e tyre dhe kerkojne komune?! Si komune, kur helmon me ose pa dashje themelet e saj, duke besuar tek shkatrimtaret politik te vetvetes qofte edhe me forcen e mediave?! Kur te mbeteni pa Malesi do ta kuptoni se jeni te qorruar ne sy! Ju si ketu e si atje financoni mendia qe punojne ne te kunder te ujit te mulirit tuaj! Mali i Zi është një prej shteteve më të reja në Ilirikut Perëndimor, i cili u pavarësua nga Serbia në vitin 2006, e me të cilën ishte në bashkim shtetëror pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2011, Mali i Zi përbëhej nga rreth 630,000 banorë dhe struktura etnike e tij përbëhej nga malazezët: 43 %, serbët 32%, boshnjakët 8%, myslimanët 9%, shqiptarët 5% dhe komunitetet e tjera etnike, si: kroatë, romë, jugosllavë, maqedonas, sllovenë, hungarezë, që përbëjnë secili nga më pak se 1% të popullsisë së përgjithshme. Në Kushtetutën e Malit të Zi shqiptarët përmenden krahas serbëve, boshnjakëve e kroatëve, por aty nuk saktësohet se çfarë statusi kanë shqiptarët në këtë shtet: a janë popull pakicë apo pakicë kombëtare?! Jane bere zgjedhje, te cilat nuk kane prodhuar asnje zgjidhje, percese kane deshmuar edhe njehere pozicionet e karrikeve te liderve te tyre. Pse more partia eshte kyeplak katudi dhe nuk paska te rinje qe ta freskojne vizionin poltik?!. Rinia, energjia e saj i ka dritat e fikura se celesin e saj e ka shitja e interesave kombetare. Malesia ka njerez te mencuar qe kane trasheguar…ka rini krenare te shkolluar. Erdhi dita vendimtare! Malesi te pafsha ne dite te mira ne tetor te 2018 se besa nese beson tek partia ne qerpik ka me te mbire zija!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!