Rita Ora publikon këngën ‘Bang’, videoja me përplot elemente kombëtare

Rita Ora ka publikuar mini-albumin e ri të quajtur “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me Imanbek, David Guetta dhe Gunna. Ky projekt ka patur një impakt të madh tek fansat e saj shqiptarë, pasi këngëtarja është shfaqur e veshur me kostume tradicionale, për të cilat është kujdesur stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti.

Përpos kësaj, autorja e hitit “Anywhere” vë në fokus flamurin shqiptar, ndërsa mban veshur çizme, në të cilat është stampuar shqiponja dykrenare. Videoklipi i Ritës është xhiruar në Bullgari, të cilin këngëtarja e ka cilësuar si më të vështirin dhe drithëruesin që ka bërë ndonjëherë.

Çdo detaj i filmit ishte planifikuar me përpikëri për të treguar prejardhjen time kulturore. Xhirimi i filmit në Bullgari më dha një shans për të shfaqur arkitekturën e pabesueshme, peizazhin epik dhe monumentet historike. Unë jam e lumtur që mund të ndaj bukurinë e kësaj pjese të botës dhe të bëj homazhe për historinë time”, është shprehur artistja. 

Shperndaje