Djaloshi në videoklipin e Dafinës është Arber Seferi nga Ulqini

Këngatarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri mbrëmë ka publikuar projektin e saj të ri të titulluar ”Liri”.

Në videoklip përveç Dafinës shihen dhe dy aktorë, njëri nga këta është 12 vjeçari Arber Seferi nga Ulqini i cili është në klasën e shtatë të shkollës fillore Bedri Elezaga, Katerkollë, Ulqin.

Arberi për herë të parë luajti në videoklipin e edicionit të parë të star festit që mbahet në Ulqin, audicion ky për femijë në kendim, aktrim dhe vallëzim.Ai poashtu mori pjesë në aktrim me vëllaun e ti më të vogël Endritin dhe fitoj çmimin roli më i mirë humoristik.

Karierën e vazhdon në një videoklip tjetër për Komunën e Ulqinit në projektin e mbrojtjes së ekosistemit dhe pastaj vazhdoj me produksionin e Ali Zhygjelit nga Ulqini dhe aktroi në spotin e Jozefina Simonit nga Shkodra në këngën Hapa dollapa.

Babai i Arberit për portalin tonë Besnik Sefri tregoi se me produksionin Pinkmoon nga Prishtina u lidhë përmes një studentes nga Ulqini, skenografistes Jetmira Hoxha e cila i prezentoi Arberin regjisorit Berat Hasanit dhe kështu erdhi deri te ideja që të marrin pjesë në spotin e të famshmes Dafina Zeqiri shprehet Seferi.

Inçizimet e videoklipit u kryen në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Prishtinë. Pra keshtu Arber Seferi me një moshë 12 vjeçare ka deri tani katër videoklipe në të cilat ka marrë pjesë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!