Lucgjonaj: Liderët e partive shqiptare duhet të largohën

Mark Lucgjonaj për portalin tonë tha se situatat politike nuk krijohen asnjëherë brënda një kohe të shkurtër dhe asnjëherë nuk mund të jenë të rastësishme. Gjendja politike e shqiptarëve në Mal të Zi duhet parë përmes një kthimi pas në kohë, pikërisht që nga vitet e 90-ta.

Simptomat e një politikë jofunksionale, një politikë të pakoordinuar te shqiptarët në Mal të Zi i takojmë menjëherë pasi u themelua edhe partia e dytë nacionale. Pra Shqiptarët treguan një papjekuri politike, një papjekuri intelektuale dhe një ndërgjegje të dyshimtë kombëtare. Kështu u krijuan dy pole shqiptare: ai i Malësisë dhe ai i Ulqinit. Pasi shqiptarët po përfaqësoheshin me dy parti nacionale, numri i deputetëve ishte 2 ( një rast 3 pasi dolën parti të tjera në skenë) dhe kështu, me gjithë se ishte mjaftueshëm një parti me degët e sajë, edhe dy parti po funksiononin kënaqshëm. Funksiononin kënaqshëm nga se mbanin elektoratin e bashkuar dhe fillimet ishin shumë prëmtuese. Mirëpo, shumë shpejtë, përfaqësuesit e popullit dualën në “mejdanin politik” dhe si për çudi, si pozitë si opozitë, ata dështuan në realizimin e kërkesve të popullit dhe nga githë kërkesat që politikisht duhej që t’i arrinin, ata arritën të përvetësonin vetëm një minimum. Kjo, ndoshta nga mos-aftësia e fleksibilitetit, përgjumja politike, apo edhe më keq, ashtu si pretëndon çdo herë qytetari në këso rastesh, interesat përsonale.

Lucgjonaj thotë që nga themelimi i partisë së dytë nacionale shqiptare, nuk është kuptuar nëse përfaqësuesit ishin pozitë apo opozitë. Poste ka pasur, mirëpo rezultate pothuajse asnjë. Kështu, “mejdani politik” i dy partive nacionale që ishte avancimi i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Mal të Zi, pa pasur nevojë të reklamojnë paqëdashjen e këtij populli dhe frymën demokratike të tyre, u kthye në një mejdan kundër njëri -tjetrit.

Përplasjet e pakënaqësitë e individëve brenda dy partive në Ulqin dhe Malësi, mosgadishmëria e liderëve që të tërhiqeshin pas deshtimeve të tyre, bëri që partitë të shtoheshin. Në parim, të gjitha partitë nacionale shqiptare kanë të njëjtat qellime, mirëpo tani, në politikën shqiptare në Mal të Zi, filloj damkosja e ndërsjellët e përfaqësuesve të partive të para si : Tradhëtar!

Shumë shpejt, numri i partive u rrit aq shumë sa që, është nën çdo nivel por nuk mundem që të mos ta them, një familje shqiptare , për t’ju përshtatur rrethanave që i lindi politika, voton në dy lista të ndryshme pasi në njëren listë është kushëriri, kurse në tjetrën miku i shtëpisë…! Por më e keqja në këtë politikë, që është mjaft evidente, nuk është vetëm çelja e shumë partive por edhe ndarja fetare që nuk do të duhej të ishte fare e ndikuar nga politika duke e ditur se politika është e kunderta e fesë,mirëpo ky është edhe niveli i botëkuptimit në vendin tonë. Ky fenomen, si dhe fenomeni i lokalizmit, qoftë ai krajan, anamalas, shtojan, ulqinak, mysliman dhe katolik, i perzier nga dora politikë, çoi në një rrëmujë e në një krizë qenjën shqiptare në Mal të Zi.

Lucgjonaj thekëson faktin që është shumë interesant se sa herë që vjen fundi i mandateve, këta liderë(që nga një që ishte u bënë me dhjetra) gjejnë një gjuhë të përbashkët që të rreshtohen në dy lista dhe përsëri të nxjerrin dy deputet, të ndarë me marrëveshje e negociata të turpshme, me një retorikë të paparanueshme për njëri tjetrin dhe mbi të gjitha, duke mos u bindur që të heqin dorë nga jeta politike as pas 25 viteve të deshtuara.Pastaj, as këta dy deputet që janë janë edhe në të njëjtin grup parlamentar, nuk gjejnë kompromis për bashkveprim. Dhe ja, nga vitet 90-të, kurë u formua partia e parë, deri sot në vitin 2016, u formuan pothuajse 9-të parti politike, që funksionojnë edhe sot. Rezultati i tyre deri më sot është se jashtë Malit të Zi, jetojnë tre herë më shumë shqiptarë se sa brenda. Por ka edhe arritje pozitive që janë shumë të vogla në krahasim me dëmin që është bërë. Kështu, do të filloj të merrem me gjëndjen sot, dhe t’u përgjigjem pyetjeve që portali juaj më ka parashtruar.

Në pyetjen tonë, si e vlerëson situaten politike në vend, a mendon se shqiptarët po kalojnë momente të vështira politike, Lucgjonaj tha se liderat shqiptarë i kan shpenzuar kreditë e tyre politike dhe duhet të largohën

Për të qenë më i drejtëpërdrejtë dhe më i kuptueshëm, do t’i referohem gjëndjes së votuesit shqiptar në Malësi dhe nga ai prizëm t’a shikojmë gjëndjen që është krijuar në “politikën” tonë. Nëse e shohim “politikën” tonë në një tavolinë shahu, na krijohet përshtypja se piunat e bardhë janë të përzier me të zezët, kali vret shokun e vet që të ketë më shumë mundësi manovrimi, kurse Mbretërit dhe Mbretëreshat, qëndrojnë në mes dhe ua kanë bërë mat të gjithëve. Këtë pamje ka edhe votuesi shqiptar në Malësi, dhe me lëvizjet e fundit, edhe në Ulqin. Pse liderët e partive nacionale nuk ia dalin të jenë të sinqertë me votuesin dhe t’ia thonë troç se çfarë është bërë? Ka shumë përgjigje, por një pjesë e realitetit ëshë se për liderët tonë, më e rëndesishme është që ti shtypin kokën njëri tjetrit, sesa të bëjnë ndonjë gjë pozitive për vendin. Në njëren anë, kjo nuk i konvenon as vetë qeverisë së Malit të Zi pasi tashmë, edhe ata e kan kuptuar se ata që janë jostabil për veten, për tjetrin si janë? Pa harruar këtu edhe syrin ndërkombëtar i cili hesht dhe shikon se si një grusht njerëz, të etur për pushtet, sidhen rreth një hiçi të madh.

Konkretisht, në Malësi nuk ka një forcë të vetme e cila ia del që ta bashkojë votuesin pasi udhëheqësit politik i kan shpenzuar kreditë e tyre politike dhe thjeshtë duhet të largohen. Por dyshoj!

As dy parti politike bashkë, nëse reformohen dhe dalin në një listë, nuk ia dalin të jenë aq të fortë nëse dalin me lista një-konfesionale. Jo thjeshtë lista, por listat të ken emra që tërheqin votues dhe që kan besueshmeri. Kështu, përveç reformimit, do të duhej një bashkëveprim i këtij trekndeshi që do lidhte faktorin shqiptar dhe do ta forconte zërin tonë politik.

Pse duhet reforma?

Votuesi nuk mund t’u besoj më “liderëve” që janë besë-shkelës mes njëri-tjetrit, herë pas here, dhe pa një vullnet të fortë për ndryshim, kjo nuk bëhet. Ja përse duhet reforma, dhe ja kjo është gjendja politike në Malësi, dhe e ngjashme në Ulqin mes partive që veprojnë atje. Nëse në politikën tonë ka ngelur ndonjë pikë morali, çka vëndet e tjera e njohin, as partitë që veprojnë në Ulqin nuk do të mund të bashkëpunonin më pas lojrave që kan bërë njëra me tjetrën.

Rreth integrimit të Malit të Zi në NATO, dhe a mendon se shqiptarët duhet të kushtëzojnë përkrahjen në këtë proces, ai u shprehë se nuk ka asnjë logjikë që shqiptarët në Mal të Zi të mendojnë ndryshe nga pjesa tjeter e kombit lidhur me NATO-n.

Ne ishim shtet-formuesit e Malit të Zi, ne jemi edhe çelesi i artë për në NATO dhe BE. Nuk do të them se me votën pro-Malit të Zi, ne do të duhej të kushtëzonim, por e ashtuquajtura Elita jonë politike, do të duhej që të kishte menaxhuar më mirë situatën, çka se ka bërë, ka deshtuar pra. Pas kësaj,(ata) fajin ia lënë përsëri qeverisë, me të cilën janë në pushtet por s’duan ta pranojë.

Në pyetjen si e vlereson statusin e ri të Malësisë dhe a mendon se kjo lloj vetqeverisje lokale mund të sjell ndonjë rezultat pozitiv ai thotë se asgjë nuk do të ndryshojë

Në administratën e re të kësaj Komune do të hapen vende të reja pune dhe kjo është gjë e mirë, por shikojeni sot gjendjen e punësimeve brenda KU të Tuzit dhe do të bindeni se asgjë ska për të qenë më ndryshe. Lehtësi për të nxjerrur një dokument, mirëpo asgjë më shumë. E tani ana tjetër e medaljes, më mirë është të korrim atë që kemi mbjellur se sa ta lëmë edhe atë. Pra humbja përfundimtare dhe e pakthyeshme e Komunës së Malësisë-Tuzit është thjeshtë pasojë e mosmarrëveshjeve tona politike.

Se si e vlerëson përkrahjen e deputetëve shqiptar ndaj qeverisë, dhe a pret ndonjë rezultat pozitiv nga kjo,Lucgjonaj tha se, që në ditën e parë të hyrjes në Parlamentin e Malit të Zi nga ana e dy deputetëve nga Ulqini, Genci Nimanbegut dhe Fatmir Gjekes, u tregua përkrahja pa-kushte ndaj qeverisë.

Në këtë përkrahje Lucgjonaj thotë se u përfshinë edhe partitë që veprojnë në Malësi dhe që ishin në koalicion me ta. Nga e gjithë kjo përkrahje doli vetëm një post, një zëvëndës-ministër nga rrallët e ASH-së dhe asgjë më shumë, për sa ju takon posteve. A është kjo e mjaftueshme, është çështje tjetër!!!
Me kalimin e Fatmir Gjekës në postin e Kryetarit të Komunës, në ulësen e deputetit vjen Nik Gjeloshaj nga ASH-ja, pasi Kryetari i Partisë, Gjergj Camaj, jep dorëheqje për t’ia lënë vendin atij. Kështu, deputeti Gjeloshaj, vjen nga partia e cila mori vetëm 350 vota ( diçka kështu) madje të panevojshme për PD-në.

Me një post të pranuar, zv.ministrin, me një rrugë politike të filluar nga pararëndësi dhe Lideri i koalicionit, Nik Gjeloshaj ishte logjike që ta votonte Qeverinë. Për ndryshe, ai binte ndesh totalisht me politiken që kishin ndjekur që ditën e parë. E njëjta situatë është edhe në krahun tjetër, me deputetin Genci Nimanbegu. Kështu, së fundmi, ata vazhduan njëjtë misionin e “mejdanit politik” si pararëndesit dhe tashmë Forca ka bërë edhe një hap më tej drejt lidhjes me parti të tjera duke neglizhuar krejtësisht deputetin Nik Gjeloshaj. Kujtoni lojen e shahut që thash më lartë.

Në pyetjën tonë cili duhet të jetë orientimi i partive shqiptare, të jenë pjesë e çdo qeverie, të jenë opozitë apo në mes pozitës dhe opozitës dhe nga cili pozicion mund të arrihen më së miri objektivat politike, ai shprehet se së pari duhet reformë e plotë brenda partive, që të vij një frymëmarrje e re politike

Së dyti, duhet të besohet fort se diçka mund të përmirësohet dhe të punohet fortë dhe së treti, pasi të krijosh një elitë politike të besueshme dhe të fortë, mbi të gjitha të shëndoshë, le të vendosin ajo se nga cili pozicion bëhet më shumë. Është normale se secila qeveri dëshiron një partner të qendrueshëm, dhe lider që të dijnë ta sensibilizojë qytetarin për nevojen e pjesmarrjes në qeveri, dhe për nevojen e shprehjese së protestes demokratike në rast nevoje shprehet Lucgjonaj.

(Mark Pashko Lucgjonaj, në Tuz përfundoi arsimimin e mesëm, kurse studimet universitare i kreu në Prishtinë, pranë Fakultetit Filologjik, në degën gjuhë shqipe dhe letërsi. Studimet pasuniversitare (Master) për specialitetin Etnologji dhe Letërsi i zhvilloi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Për katër vite ishte Këshilltarë i ASH-së në Komunën Urbane te Tuzit dhe sekretar i po kësajë partie, ku për shkaqe përsonale u tërhoq nga ky subjekt. Aktualisht është mësimdhënës i Gjuhës shqipe në Tuz. Poashtu, ka bërë dy botime letrare, një në poezi dhe një në prozë.)

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!