Nrekiq i pakënaqur me ndarjen e funksioneve

Marrëveshja për formimin e pushtetit të ri në Ulqin do të nënshkruhet të dielën, ka thënë Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Loro Nrekiq.

Edhe pse marrëveshja është përfunduar, nënshkrimi i saj është caktuar, Nrekiq thekson se ai nuk është i kënaqur me mënyrën se si janë ndarë funksionet.

“Askush nga ne nuk është i kënaqur, por duhet të jemi. Tortë është një, dhe duhet të gjithë ta ndajmë atë,” tha ai për gazetën Vikend Novine.

Ai tha se PDS ishte e detyruar të bëjë lëshime me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe zhvillimin e qytetit.Nrekiq tha se ka besim tek partnerët e rinj të koalicionit , por jo në masë të madhe./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!