Dhuna në futbollin grek, presidenti i PAOK-ut hyri në fushë me armë (Video)

Mediat kryesore botërore kanë raportuar për veprimin agresiv të presidentit të PAOK-ut në ndeshjen kundër AEK Athens që u zhvillua të dielën.

Ndeshja në Superligën greke u ndërpre për shkak se Ivan Savvidis hyri në fushë për t’u konfrontuar me gjyqtarin e takimit.

Në minutën e 89-të, gjyqtari e anuloi një gol të PAOK-ut për shkak të pozitës jashtë lojë dhe kjo gjë nuk i pëlqeu kreut të klubit.

https://twitter.com/FootballPersian/status/972970244275924994

Sipas BBC, ai hyri në fushë duke shkuar në drejtim të gjyqtarit, shumë i nevrikosur, ndërkohë që me vete kishte edhe armë.Presidenti i PAOK-ut u kishte kërkuar lojtarëve të tij që ta lëshonin fushën, sepse nuk i pëlqente vendimi i gjyqtarëve, ndërsa truprojat mundoheshin që ta qetësojnë.

Savvides, i cili ka lindur në Gjeorgji, është me origjinë greke dhe është një biznesmen dhe politikan i njohur. Ai ka qenë pjesëtar i Parlamentit rus dhe ka lidhje të afërta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 Rezultat slika za Ivan Savvidis
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!