DPS pranon shkeljen e statutit, kërkojn vazhdimin e seances

Siç mëson portali Malësia.ME me kërkes të këshilltarve të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), kryetari i Kuvendit të Tuzi Fadil Kajoshaj ka thirrur vazhdimin e seances së dytë të Kuvendit të komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz të filluar me 02.03.2018, për ditën e martë më 13.03.2018 me fillim në ora 17:00.

Duke pasur parasysh që seanca e filluar më 02.03.2018, nuk është përfunduar në përputhje me Statutin, kërkojmë vazhdimin e të njejtës, gjithashtu kërkojmë vazhdimin e seancës me procedurë urgjente, shkruan në letren e nënshkruar nga 13 këshilltarët e DPS dërguar kryetarit të Kuvendit në të cilën Malësia.ME kishte qasje/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!