Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hapur një aplikacion softuerik që do t’u mundësojë votuesve të kontrollojnë cilit kandidatë për President të Malit të Zi i kanë dhënë nënshkrimin e tyre, si dhe nëse ka ardhur deri te keqpërdorimi i nënshkrimit të tyre.
Drejtuesi i portalit Malesia.ME Anton Gjokaj testoi se si funksionon ky aplikacion dhe u befasua kur kontrolli tregoi se emri i tij gjendet në bazën e nënshkrimeve të verifikuara të mbështetjes për kandidatë presidencial.
Kontrolli tregoi se ka mbështetur kandidatin Hazbija Kallaç edhe pse Gjokaj asnjëher nuk i ka dhënë nënshkrmin.
Dragan Koprivica nga CDT tha se, vetem pas 20 minutave të parë të përdorimit të aplikacionit janë paraqitur me dhjetra raste, që të dhënat personale të qytetarëve janë keqpërdorur dhe nënshkrimet janë falsifikuar.
Në web adresen potpisi.dik.co.me mund të kontrolloni se a janë keqpërdorur të dhënat tua personale./Malësia.ME/