Në Ulqin u përurua libri i autorit Omer Kajoshaj “Në agim të ditës së zgjedhur“

Bashkësia Islame e Ulqinit në bashkëpunim me shoqatën “Horizonti” organizuan natë letrare në të cilën u perurua libri “Në agim të ditës së zgjedhur ” të autorit Dr. Omer Kajoshaj.

Pjesë e panelit kanë qenë studiuesi Mr. Haxhi Shabani , Muhamet Nika , Akademiku Bahri Brisku , si dhe vete autori Omer Kajoshaj, kurse mbrëmja u moderua nga imami i Xhamisë se Mesgjahut Medjen Shaptafi. Ky perurim libri nisi ndryshe nga zakonisht , me interpretimin e disa pjeseve te shkeputura nga aktori Shefqet Luca . Të pranishëm në përurim kanë qenë një numër i madh i perfaqësuesve te institucioneve të ndryshme , xhemateve dhe qytetarë të thjeshtë./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!