Qeveria vendos, karantina në Zogaj të Ulqinit

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e të enjtes, të cilën e drejtoi kryeministri Dushko Markoviq, shqyrtoi Informacionin e ministrave dhe të drejtuesve të institucioneve kompetente për realizimin e masave të cilat janë përgatitur dhe të cilat po ndërmerren që kanë për qëllim përgjigjen cilësore për mbrojtjen e shtetit dhe të qytetarëve nga përhapja e virusit COVID – 19 (korona virus).

Në kuadër të masave gjithëpërfshirëse për parandalimin e importimit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID – 19, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, solli vendimin që objektet në Danillovgrad dhe Ulqin të përdoren për zbatimin e masave të karantinës./Ul-info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!