Propozohën 10 masa për shpëtimin e sezonit turistik

Forumi i Biznesit organizoi takimin në platformën ZOOM, me temën “Industria e Turizmit në Kohën e Pandemisë”, ku morrën pjesë asociacionet më të mëdha afariste në Malin e Zi.

Në takim ishin prezent Nazif Cungu, kryetar i Biznes Forumit, Zharko Raduloviq, kryetar i Shoqatës Turistike të Malit të Zi (CTU), Ranko Jovoviq, Kryetari i Këshillit për Turizëm dhe Hotelieri në Dhomën Ekonomike të Mali të Zi dhe Nenad Drashkoviq, anëtar i Bordit të Unionit të Punëdhënësve në Mal të Zi.

Gjatë diskutimit konstruktiv, pjesëmarrësit ranë dakord që situata epidemiologjike është jashtëzakonisht komplekse dhe se parasezoni turistik veror tashmë është humbur, prandaj është e nevojshme të intensifikohet bashkëpunimi midis organeve kompetente shtërore dhe lokale dhe afaristëve, në mënyrë që të shpëtohet sezoni kryesor turistik. Afaristët janë të mendimit që një sezon tjetër i dështuar turistik do të ishte fatal për shumë biznese të cilët po humbin substancën e tyre ekonomike dhe po mundohet për të mbijetuar.

Përfaqësuesit e shoqatave kryesore afariste ranë dakord se masat ekzistuese janë të pamjaftueshme për sanimin e dëmin të shkaktuar nga pandemia, dhe për këtë arsye sugjerojnë që organet kompetente të konsiderojnë miratimin e masave dhe propozimeve të mëposhtme:

1. Vendosjen e lockdown-it tre javor në të gjithë shtetin, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilave lockdown-i i ri mund të shkaktojë mbylljen e tyre;

2. Vaksinim prioritar për punëtorët turistikë;

3. Të vendoset komunikimin direkt me organet kompetente për t’i ofruar ndihmën finaciare dhe logjistike të afaristëve për sigurimin e vaksinave;

4. Rritja e subvencionve të ndihmës së drejtpërdrejtë për ndërmarrjet (subvencione për rrogat e punëtorëve) sepse ato ekzistuese janë të pamjaftueshme për sanimin e gjendjes;

5. Të vendosen pagesa direkte nga buxheti i shtetit për kompanitë që pësojnë humbje serioze për shkak të pandemisë;

6. Të fillohet me rimbursimin e shpenzimeve fikse të ndërmarrjes (energji elektrike, mbetjet, shërbime tjera komunale)

7. Të dërgohet apel Qeverisë  së Malit të Zi dhe Bankës Qendrore për themelimin e fondit garantues, i cili do të mbulonte humbjet deri në 70% të kompanive, deri në një maksimum prej 300,000 euro;

8. Të ulen normat e interesit për kreditë dhe të zgjaten afatet për shlyarjen e detyrimeve ekzistuese;

9. Ulja e TVSH-së për të gjitha aktivitetet e hotelierisë nga 21 në 7%

10. Të fillohet me ndryshimet e Ligjit të Punës dhe të përcaktohet koncepti i punës nga shtëpia

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!