Spanja pranon flamurin dhe himnin e Kosovës

Gjiganti medial europian “Euronews” ka publikuar një shkrim, në të cilin ka konfirmuar edhe njëherë se Federata e Futbollit të Spanjës ka pranuar të luaj me përfaqësuesen e Kosovës, duke respektuar rregullat e UEFA-së dhe FIFA-së.

“Ndeshja kualifikuese e Kupës Botërore “FIFA 2022” e këtij muaji ndërmjet Spanjës dhe Kosovës do të luhet në përputhje me rregullat e FIFA dhe UEFA”, shkruan Euronews.

Federata e Futbollit e Kodovës (FFK) kishte deklaruar se nuk do të luante ndeshjen e 31 marsit në Sevilje nëse Spanja nuk respekton sovranitetin e vendit, flamurin dhe himnin kombëtar.

Kosova dhe Spanja janë çiftuar në Grupin B së bashku me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, për t’u kualifikuar në turneun 2022 në Katar. Dy vendet e fundit gjithashtu nuk e njohin Kosovën si një shtet të pavarur.

Shumica e shteteve të tjera perëndimore kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe vendi u bë një anëtar i UEFA dhe FIFA në 2016.

FFK kishte paralajmëruar që veprimet e mëparshme të Spanjës do të dëmtonin marrëdhëniet midis vendeve dhe federatave.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!