Abazoviq – Osmani: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar sot me mandatarin për formimin e qeverisë në Malin e Zi, Dritan Abazoviq.
Osmani tha se diksutuan për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani në Tëitter.

Ballkani Perëndimor ka nevojë për një imazh të ri. Ne po forcojmë marrëdhëniet fqinjësore bazuar në respektin reciprok, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq gjatë takimi me Osmanin.

Osmani dhe Abazoviq u takuan në Antalia ku po marrin pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!