Kuvendit Komunal i Tuzit do të shqyrtojë pas zgjedhjeve lokale në Podgoricë iniciativën për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në sheshin e Tuzit.
Megjithëse këshilltarët e Lidhjes Demokratike të Shqiptare (LDSH), të cilët e dorëzuan iniciativën kërkuan që ajo të përfshihej në rendit të ditës të seancëse së djeshme, kjo nuk ndodhi për shkak të këmbënguljes së këshilltarëve të Partisë Demokratike të Socialisteve (DPS) që rreth kësaj të diskutohet pas zgjedhjeve lokale në Podgoricë.
Pas një pauze të shkurtër, këshilltari i LDSH Ivan Ivanaj njoftoi se ata pajtohen që propozimi të jetë në seancen e parë pas zgjedhjeve, pasi që nga DPS kanë marrë garanci publike se do ta mbështetesin atë.
Duke arsytuar propozimin, Ivanaj tha se Skënderbeu është hero kombëtar i shqiptarëve që zbukuron sheshet dhe rrugët e shumë qyteteve evropiane, “pse mos të jetë kështu edhe në Tuz ku shumica e popullsisë janë shqiptarë”.
“Jemi që në vitin 2018, i cili është shpallur si viti i Skënderbeut, të ndërtojmë shtatorën e heroit tonë kombëtar”, tha Ivanaj.
Ai theksoi se ndërtimi i shtatores do të financohej nga vendasit dhe donatorët nga diaspora.
Propozimin e LDSH-së për vendosjen e shtatores së Skenderbeut në qënder të Tuzit e mbështetën këshilltarët e UDSH-së, ASH-së, Demokratët si dhe Nikollë Gegaj (DPS), i cili tha se ka pasur manipulime rreth kësaj iniciative në periudhën e mëparshme. Ai tha se ata janë për vendosjen e shtatores, por që nuk janë që të fitohen poena politik në një mënyrë të tillë.
“Shtatorja e Skenderbeut është e ngritur në shumë qytete evropiane, nuk e shoh arsyen që mos të jetë edhe te ne kështu, por do ta shqyrtojmë këtë pas 27 majit, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Podgoricë. Kjo duhet të bëhet në një mënyrë më thelbësore, jo vetëm të mbledhen poena politik. Ne si klub jemi për, por kjo të bëhet në mënyrë serioze dhe bashkë të kërkojmë një model për realizimin e këti projekti, “tha Gegaj.
Kryetari i klubit të këshilltarëve të DPS Halil Dukoviq, tha se iniciativa e dorëzuar nga LDSH nuk është legjitime.
“Kuvendi duhet së pari të sjelli një Program për ngritjen e përmendoreve, me pëlqimin e Ministrisë së Kulturës. Nuk mundet, siç mendoni ju … “, tha Dukoviq./Malësia.ME/
Anton Gjokaj