U miratua buxheti i parë prej 2,400,800 euro

Në seancen e mbajtur dje Kuvendit i Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit miratoi buxhetin e  Komunës së Tuzit, për vitin 2018, në shumë prej 2,400,800 euro.

Këshilltaret e Alternativës Shqiptare paraqiten amendamentin me të cilin kërkuan që pjesë e buxhetit të jenë mjetet edhe për rinovimin e Shtëpisë së Kulturës në Sukruq.  Amendamenti i ASH-së nuk u prënua nga shumica parlamentare.

Projekt-vendimi për buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2018 u miratua me 19 vota të koalicionit qeverisës (DPS,UDSH.PB,SD). Këshilltarët e Alternativës Shqiptare dhe Lidhjes Demokratike Shqiptare votuan kundër, ndërsa dy këshilltarët e Demokratëve ishin të përmbajtur.

Kryetari i Tuzit, Abedin Axhoviq, u shpreh i kënaqur që dje për herë të parë këshilltarët kishin mundësi të miratojnë buxhetin, dhe jo plan financiar, ashtu si në vitet e mëparshme, deri sa ishim Komunë Urbane.

Për shpenzimet operative,  janë ndarë 898,700 euro, që është rreth 38%, ndërsa për ato kapitale 1,390,000 euro – pothuajse 58% e buxhetit total.

Axhoviq tha se, më e rëndësishme është që 95 për qind e shpenzimeve kapitale, përkatësisht 1,325,000 euro, do të investohen në infrastrukturë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!