Gjeloshaj kërkon të zvogëlohen masat e izolimit për banorët e Tuzit

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, pas konsultimit me kolegët dhe përfaqësuesit e bashkësive lokale, i ka dërguar kërkesë Trupit Kordinues Nacional për Sëmundjet Infektive që nga java që vjen të zvogëlohen masat e izolimit të cilat janë në fuqi në komunën e Tuzit.

Banorët e Tuzit janë në izolim që nga 24 marsi pasi që Trupi Koordinues Nacional për Sëmundjeve Infektive u ka ndaluar daljen nga shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit koronar.

Gjeloshaj vuri në dukje se masat në Malësi kanë ndalur rritjen e numrit të të infektuarve dhe se dy persona janë lëshuar nga spitali pasi që janë shëruar nga virusi.

“Besoj se në ditët në vijim do të kemi takim me mjekë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe së bashku do të marrim një vendim për të ndryshuar masat ekzistuese. Shfrytëzoj rastin të falënderoj qytetarët, vullnetarët për punën njerëzorë dhe donatorët që kanë ndihmuar komunën. Falënderojë punonjësit e komunës dhe koordinatorët e bashkësive lokale që kanë qenë në shërbim të komunës 24 orë në këtë situatë, “tha Gjeloshaj.

Drejtori i komunalës, Nikollë Camaj beson se masat duhet të sillen në të njëjtin nivel si në qytetet e tjera të Malit të Zi.

“Numri i personave të infektuar në Malësi po bie. Tashmë, disa prej atyre që janë infektuar me virusin janë shëruar, kështu që është normale të kërkohet, dhe është e pritshme, që masat do të sillen në nivelin, si në qytetet e tjera, tha Camaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!