Dr Gojçaj: Plani për të marrë të drejten e votës Diasporës

Diaspora rrezikon të humbasë të drejten për të votuar dhe drejten e vëndbanimit të tyre në Mal të Zi

Qeveria e Mali të Zi ka bërë propozimin për ndryshimet në Ligjin për regjistrat vëndbanimit dhe vendnodhjes, ku duhet vërë në dukje disa zgjidhje problematike për diasporën shqipatre, në tekstin e propozuar të këtij projektligji.

Së pari, neni 4 i projektligjit ndryshon ligjin aktual, sipas të cilit një shtetas malazes që emigron nga Mali i Zi, me këtë projektligj është i detyruar të çregjistrojë vendbanimin e tij në Tuz, Ulqin, Guci apo diku tjeter në MZ. Sipas ligjit aktual, ai nuk është i detyruar ta bëjë këtë, por lihet i lirë nëso don mund ta bëjë ose jo.

Ky projektligj ka shumë formulime të pakuptimta, si psh. formulimi “me qëllimin për të jetuar përgjithmonë në të” është problematik sepse, së pari, është e vështirë të provosh qëllimin e dikujt, dhe së dyti, një qytetar mund të ketë ndërmend të jetojë përgjithmonë në një vend tjetër, por ka shumë raste që nuk arrin të marrin te drejten e qëndrimit në shtetet ku kane migruar.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në ligj aktual është futja e një neni të ri 19a – çregjistrimi i vendbanimit sipas detyrës zyrtare, i cili përcakton, ndër të tjera, që Ministria e Brendshme do të lëshojë një vendim për çregjistrimin e vendbanimit, nëse një inspektim në terren konstaton se një qytetarë i MZ nuk jeton në adresën e regjistruar duke kontrolluar vendbanimin, vërtetohet se ai ka emigruar në një shtet tjetër në të cilin ka një qëndrim të përhershëm dhe nuk e ka çregjistruar vendbanimin e tij në mënyrën e përshkruar më sipër. Dmth organet shtetërore do shkojne shtëpi për shtëpi të bëjnë inspektime për të vertetuar nese jeton një qytetar në shtëpi apo jo.

Problematike me këtë ndryshim është zbatimi i tij në praktikë, si dhe sipas së cilës procedurë Ministria e Brendshme do të përcaktojë nese një qytetar malazes nuk jeton me të vërtetë në adresën e regjistruar, dmth që ai u zhvendos në një vend tjetër ku ai ka një qëndrim të përhershëm. Në bazë të cilit kriter dhe si do të vlerësohet nëse qytetari ynë vërtet nuk jeton në atë adresë? Ky veprim është absurd sepse lënë hapesirë për manipulime dhe keqëperdorime, mbase mund të ndollin në praktikë që një qytetarë apo krejt familja të ken shkuar në pushime apo në një punë të përkoshme dhe ai mos të gjindet fizikisht ne shtëpi kur të vije inspektimi, dhe kështu në bazë këtij propozim ligji rrezikon hupin drejten në vëndbanim dhe në votë.

Shtrohet pyetja gjithashtu se si Ministria e Brendshme, kur merr një vendim për çregjistrimin e vendbanimit, do të përcaktojë këtë fakt vendimtar se shtetasi ynë ka qëndrim të përhershëm në një shtet tjetër, duke ditur që shumë shtete të tjera nuk paraqesin të dhëna për vendbanimin qytetarëve të tyre.

Gjithashtu, shtrohet pyetja se si qytetari ynë do të informohet se është marrë një vendim për çregjistrimin e vendbanimit, në mënyrë që ai të bëjë një ankesë, pra një padi në Gjykatën Administrative, siç përcaktohet me ligj. Theksoj se procedura e çregjistrimit të vendbanimit të një shtetasi është një procedurë komplekse dhe se formulimi i propozuar i nenit 19a të ligjit nuk është specifikuar dhe rregulluar qartë, gjë që do të krijojë probleme në zbatim në praktikë dhe ka karakter diskriminues ndaj pakicave kombëtare.

Prandaj, është e qartë se teksti i propozuar i Ligjit nuk mund të shihet veçmas nga Ligji për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve, i cili përcakton në Nenin 11 që një qytetar malazes i cili ka banuar në Mal të Zi për të paktën dy vjet para zgjedhjeve ka të drejta e votës . Të gjithë qytetarët tonë në diasporë të cilëve u është lëshuar një vendim për çregjistrimin e vendbanimit do të humbasin të drejtën e votës (por edhe disa të drejta te tjera) dhe do të fshihen nga lista e votuesve, çka është një hap prapa në demokratizimin e MZ. Eshtë një veprim diskriminues për një popull autokton siç janë shqiptarët.

Zyrtarët në pushtet harrojn që qytetarët tanë nga diaspora, të cilët, ndër të tjera, vijnë dhe jetojnë për një periudhë të gjatë këtu, paguajnë taksa, kanë pasuri të paluajtshme në Mal të Zi dhe që kanë lidhur fatin e tyre me shtëpinë e tyre dhe vëndin ku kane lindur dhe janë rritur, që kryesisht janë larguar nga këtu për arsye diskriminimi dhe arsye financiare, kështu që u detyruan të shkojnë dhe të punojnë jashtë vendit, tani ata mbesin pa leje qendrimit dhe të drejtë vote në vendin e tyre të lindjes.

Disa prej tyre kalojnë një pjesë të konsiderueshme të vitit në Malin e Zi, investojnë paratë e tyre, kanë pasuri të paluajtshme dhe pronë mbi të cilat i paguajnë taksat shtetit, kështu që të gjithë ata duhet të lihen pa të drejtën e qëndrimit dhe të votimit në vendin e tyre të lindjes?

Prandaj, nuk guxohet t’u privohet diasporës tonë e drejta në vendbanim dhe e drejta e tyre për të votuar, dhe kriteret për votim duhet bëhet në përputhje me praktikën shteteve antare të BE-së, ku madje diaspora voton nga shtetet ku ata jetojne.

Drejtën për të votuar dhe drejten e vëndbanimit do të humbasin kryesisht pakicat nacionale në MZ veçanerisht pakica shqiptare, kjo do të ndikojë në strukturën ekzistuese të votuesve në zonat shqiptare në MZ, kësthu që hapen dyshime të justifikuara për ndonjë inxhinieri zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme.

Në tjetren anë, propozim vëndimi për ndryshimet në vendimin për kriteret për përcaktimin e kushteve për marrjen e shtetësisë malazeze duke ndërruar fjalët “qëndrim i përhershëm” me fjalët “qëndrim i përhershëm i aprovuar dhe / ose qëndrim i përkohshëm i miratuar në përputhje me ligjin që rregullon qëndrimin e të huajt në Mal të Zi ”. Me këtë propozim shkurtohet koha për fitimin e nënshtetësise Malazeze nga 15 vite në 10 vite, po ashtu zgjerohet numri i atyre që mund të përfitojnë nënshtetësine në bazë këtij vendimit. Me këtë ndryshim, kryesisht qytetarët e ikur nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina do të fitojnë të drejtën e votës pas dy viteve të marrjes së shtetësisë në përputhje me nenin 11 të Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve ose Deputetëve, atëherë është e qartë se numri dhe struktura e elektoratit në Malin e Zi mund të ndryshohet ndjeshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2024, ku përafersisht do të zvoglohet numri i votuesve të pakicave prej 15.000 deri 20.000, dhe njëkosisht do rriten numri i shtetasve të ri që janë shpërngulur nga shtetet e lartpërmendura.

Dr Angjell Gojçaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!