Gjukanoviq: Propozoni kandidat tjetër për ministër të Bujqësisë

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq nuk e ka prënuar propozimin e opozitës që Millorad Vujoviq të jetë Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qeverin e besimit zgjedhor.

Gjukanoviq në letrën dërguar liderëve të URA, DEMOS dhe SDP ka theksuar se nuk do ti dërgojë kuvendit propozimin e tyre inicues për ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, arsyeja për qëndrim të këtillë është se kandidati i propozuar me profilin e tij nuk mund ti përgjigjet obligimeve specifike të kësaj ministrie në muajt e ardhshëm, theksohet në letren e Gjukanoviq.

Në këtë letër shtohet që mbetet me qëndrimin se resori i ministris së bujqësisë në qeverin e rikonstruktuar duhet ti mbetet opozitës.Pres që përmes dialogut do të arrijmë deri te zgjidhja personale që garanton se detyrat e nderlikuara të punës së kësaj ministrie do ti kryej në interesin më të mirë të vendit./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!