Një kombëtare në basketboll? Ja çka thotë Edi Rama nga Prishtina

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë bashkë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, dhe të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Të tre këta së bashku, kan ndjekur finalen e dytë të play-offit në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe KB Pejës, që u zhvillua në ‘Pallatin e Rinisë’.Para fillimit të takimit, kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, morën dhuratë nga një fanellë të Sigal Prishtinës nga drejtori i kësaj skuadre, Blerand Stavileci.

Rama, që ka qenë lojtar i Partizanit të Tiranës dhe përfaqësues i Shqipërisë në basketboll, ka thënë se ka shumë dëshirë të ndjek basketbollin në Kosovë dhe se nuk diskutohet që ka cilësi më të mirë se Shqipëria, transmeton Koha.net.

“Kam shumë dëshirë që unë ta ndjek basketbollin, nuk diskutohet që Kosova ka cilësi shumë të mirë dhe nuk krahasohet me Shqipërinë, kjo është e vërteta”, ka thënë Rama, teksa ka shtuar se në kohën e tij basketbolli ka qenë shumë më cilësor.

Për mundësinë e një kobmëtare në basketboll, ai thotë se nuk mund të precizojë asgjë.Sipas tij ka disa pengesa objektive që duhet të tejkalohen për t’u realizuar kjo, por nuk e hodhi poshtë si mundësi.
Rama

rama2
Rama1

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!