Projekti ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë , me qellim kyçjen e pakicave në projekte të BE-së

“Me edukim deri tek inkluzioni social” është tema e projektit në kuadër të së cilit është duke u zhvilluar trajnim ndërkufitar në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky trajnim është duke u zhvilluar në hotelin “Otrant” në Ulqin nga data 9 deri me datën 14 maj, nën organizimin e CEDEM, Qendra pedagogjike e Malit të Zi Enfants. Qellimi i këtij trajnimi është qasja e pakicave në menaxhimin e projekteve të BE-së.

Në këtë seminar marrin pjesë 20 pjesmarrës 10 nga Mali i ZI , 10 nga Kosova , përfaqësues të Organizatave jo Qeveritare të cilat janë të lidhura ngusht me problemet me të cilat ballafaqohen romët, egjiptianët dhe pakicat në të dy shtetet. Pjesëmarrësit e këtij seminari për Televizionin Teuta shprehen të kënaqur me ecurinë e trajnimit, dhe me shkëmbimin e përvojave.

Shperndaje