Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha deklaroi sot se do t’i propozojë Trupit Koordinues Nacional hapjen e restoranteve, kafeneve, bareve, restoranteve të hoteleve dhe plazheve nga e premtja.
Mugosha shtoi se shpreson që po kalojmë në një fazë më të thellë të lehtësimit të masave.
Çdo grupim i njerëzve, për çfarëdo arsye, është shumë i rrezikshëm, dhe vetëm duke respektuar masat mund të parandalohet përhapja e virusit korona, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, për Radio Malin e Zi./Malësia.ME/