Hajdinaga: Falendërim për gazetarët nga Rajoni dhe punëtorët tonë të turizmit

Qëndrimi jonë në Kosovë dhe Maqedoninë e veriut prej dates 04 deri 12 prill, ku njëkohësisht jam mirëpritur nga zyrtarë të lartë të këtyre dy vendeve, kryetarë të Komunave, afaristë, por edhe nga kryeparlamentari i Maqedonisë së veriut z.Talat Xhaferi,  Ministri i ekonomise z.Kreshnik Bekteshi, si dhe nga Ministrja e tregtisë dhe turizmit të Kosovës z.Rozeta Hajdari, ka rezultuar dhe ndikuar pozitivsht tek qytetaret dhe turistët ku kemi pasqyruar situatën aktuale në Mal të Zi dhe Ulqin, kemi promovuar ofertën turistike për fillimin e sezonit si dhe kemi hekur enigmën që për hyrje në Mal të Zi nuk nevojitet PCR testi ku shumica e qytetarëve ishin të bindur që duhet ta posedojnë. Këtë vizite e kemi shfrytezuar që ti bëjmë ftesë gazetarëve që të jenë mysafirët tonë gjatë festave të 1 Majit, ku edhe kemi shpallur zyrtarisht hapjen për sezonën turistike 2021.

Me këtë rast, Organizata Turistike e Ulqinit falënderon ngrohtësisht gazetarët e mediave më të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që qëndruan në Ulqin gjatë ditëve të mëparshme dhe në mënyrë profesionale informuan shikuesit dhe lexuesit e tyre për gatishmërinë tonë për sezonin e ardhshëm turistik. Gjatë festave të 1 Majit ku edhe zyrtarisht kemi shpallur të hapur sezonin turistik veror “Ulqini 2021”, në pikën kufitare Muriqan – Sukobin, në Mal të Zi kanë hyrë 13.869 turiste.

Si punëtorë të dëshmuar turistikë, hotelierët në Ulqin i mirëpritën këta gazetarë në mënyrën më të bukur, duke treguar edhe një herë fytyrën e bukur të qytetit tonë. Këtu do të doja të veçoj dhe falënderoj në veçanti pronarët e hoteleve, plazheve dhe restoranteve dhe atë Hotelet  Otrant, Mediteran, Albatros, Platinum, Cruiser, Montefila, Salina, Luxury Lajka, Apart hotel Kasmi, Eneida dhe Llolla Apartments, plazhet Copacabana, Safari dhe Cabo Beach, si dhe restorantet Ponte, Baracuda dhe Fiore di Mare, ku të gjithë së bashku na mundësuan që pritja dhe akomodimi i gazetarëve të jetë në nivel të lartë.

Si Organizatë Turistike, ne i falënderojmë ata sinqerisht, duke besuar se ky është promovimi më i mirë i Ulqinit.

Ne gjithashtu njoftojmë se do të mirëpresim gazetarë nga vendet e tjera të rajonit deri në fund të këtij muaji, si dhe do të bëjmë paraqitjen e ofertës tonë në Kosovë.

Duke shpresuar që çdo ditë në vijim do të kemi një situatë më të mirë epidemiologjike dhe informatave nga Gjermania qe është hequr Mali e Zi nga lista e vendeve në rrezik, sigurisht që mund të shpresojmë për një sezon shumë të mirë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!