Në seancen e sotme të Qeverisë së Malit të Zi, Agron Camaj është emëruar Sekretar Shteti në Ministrinë e Administratës Publike.
Arsimimi:
Fakulteti juridik i Universitetit të Malit të Zi Gjimnazi „Sllobodan Shkeroviq“ në Podgoricë Studimet pasdiplomike i ndjek pranë Universitetit Donja Gorica, drejtimi Marrëdhëniet ndërkombëtarë.
Përvoja e punës
Bashkëpunëtor në projektet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-s; ❖ Koordinator i Fondit për të Drejtën Humanitare dhe aktiv në sektorin joqeveritar; ❖ Stazhi i praktikantit në Komunën e Podgoricës;
Konsulent në Këshillin për Marrëdhënie ndërkombëtare dhe integrimin evropian të Kuvendit të Mlait të Zi në kuadër të projektit CDP të UNDP-s;
Tre vite ka punuar në Sekretariatin e përbashkët teknik për Programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri – Mal i Zi në kuadër të komponentit të dytë të IPA-s;
Këshilltar i ministrit të kulturës;
Përkthyes.
Bashkëpunëtor pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit Donja Gorica.
Aktivitetet
Njëzet vite merret me përkthime simultane dhe nga viti 2007 është përkthyes i licencuar për gjuhë shipe dhe anëtar i Komisionit për emërim të përkthyesve të licencuar për gjuhë shqipe pranë Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi;
Projektet
Në vitin 2011 ka botuar përkthimin e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” nga gjuha shqipe në gjuhë malazeze.