Gjeloshaj: Së shpejti fillojnë me punë tri fabrika në Malësi

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj deklaroi se përgatitjet për fillimin e punës së tri fabrikave në Malësi vijojnë me të shpejtë.

Në një prononcim për CDM, Gjeloshaj ka bërë të ditur se në qershor do të vihet në punë fabrika e çipsit. Ai ka bërë të ditur se deri në fund të këtij muaji do të hapet fabrika e përpunimit të pemëve dhe perimeve, ndërsa në gusht ose shtator fabrika e vajit të lulediellit.

Këto janë tri projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin e Komunës së Tuzit. Fjala është për investime milionëshe, tha Gjeloshaj.

“Plani është që kur të punojnë me kapacitet të plotë, të punësohen deri në 250 punëtorë”, tha Gjeloshaj.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme dhe teksti

Kryetari i Komunës së Tuzit tha se kanë hyrë në fazën finale të punimeve, ku kanë nevojë për mbështetjen e Qeverisë.

Qeveria e re ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe shumë shpejt bashkë me Kryeministrin Abazoviq dhe kabinetin e tij do t’i vizitojmë këto fabrika, për të treguar mbështetjen e fuqishme, jo vetëm të komunës por edhe të Qeverisë, për zhvillim ekonomik. tha Gjeloshaj.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!