Kosovë, partitë politike festojnë: Koalicioni PAN e para, Vetevendosje subjekti më i madhë (Video)

Mijëra simpatizantë të koalicionit PDK-AAK-Nisma, me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn dhe të asaj Lëvizjes Vetëvendosje, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin, u tubuan në dy sheshet më të mëdha në  Prishtinë në sheshin  “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” për të festuar “Fitoren e partive të tyre”,

Nga 91 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), koalicioni PDK-AAK-NISMA bashkë me 14 parti tjera kan dal të parët me 34.6 për qind të votave. Por nuk kanë mjaftueshëm ulëse për ta formuar qeverinë pa koalicion me ndonjë parti tjetër shqiptare (u nevojiten afërisht 47, kurse kanë rreth 40).

Në vendin e dytë është Vetëvendosje e cila ka dalë subjekti më i madhë në këto zgjedhje me 26.7 për qind, kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, AKR dhe Alternativa kaN fituar 25.8 për qind të votave.

Kurti: Partia jonë është rritur më shumë se dyfish në këto zgjedhje 

Lëvizja Vetëvendosje të cilët u tubuan në platonë e sheshit “Zahir Pajaziti” me qytetarët të cilët e kanë përkrahur në këto zgjedhje deklaruan se janë duke festuar, sipas tyre “fitoren më të madhe të këtij subjekti politik, sepse në këto zgjedhje kjo parti politike ka arritur të marrin më shumë vota në krahasim me zgjedhjet tjera”.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e quajti fitore të madhe numrin e votave të cilat theksoi se janë rritur nga 100 mijë që kanë qenë në zgjedhjet e vitit 2014 në 210 mijë në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Lëvizja Vetëvendosja tash është partia e parë, tash është partia më e madhe në Kosovë. Lëvizja jonë është rritur shumë më shumë se dyfish në këto zgjedhjet e 11 qershorit. Pra, krahasuar me qershorin e vitit 2014, LVV është rritur për 120 për qind. Ndryshimi dhe fitorja në Kosovë e kanë një emër, një datë dhe një numër: emri është LVV, numri është 120 për qind e data është 11 qershori”, tha Kurti.

Ymeri: VV është subjekti më i madh politik në Kosovë

“Sot u dëshmua që qytetarët duan një Kosovë plotësisht ndryshe. Këtë përkrahje që na dhatë e dëshmuat që populli i Kosovës nuk i duron këto koalicione, nuk e duron krimin e korrupsionin. Shtetin do ta bëjmë pa hajna. VV është subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës, dhe është i vetmi subjekt që po rritet”, tha kryetari i Vetevendosjes Visar Ymeri.

Sipas tij, VV fitoi kundër koalicioneve që janë bërë bashkë, por gjithashtu fitoi vetëm për një arsye sepse me VV është populli i Kosovës.

Haradinaj: Këto janë zgjedhjet më të mira që Kosova i ka mbajtur 

Në tubimin festiv të koalicionit që qëndron në vend të parë në listën e votuesve, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj tha se këto janë zgjedhjet më të mira që Kosova i ka mbajtur.

“Ne sot jemi këtu t’iu falënderojmë të gjithëve për krejt mundin që e keni bërë, për besimin, të gjithë ata anëtarë e kolegë të partive të koalicionit, urime fitorja. Kosovës urime zgjedhjet, e dimë që na presim shumë punë në Kosovë por jemi bashkë për t’i kryer punët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, duke uruar për fitoren tha se këto zgjedhje janë shembull për një shtet të pavarur, sovran dhe të civilizuar. “Kjo është Kosova jonë e lirë, kjo është Kosova jonë demokratike, kjo është Kosova jonë perëndimore, kjo jeni ju, Fillimi i Ri, Urime”, tha Veseli.

Shperndaje