Sot ka fillua regjistrimi në shkollat e mesme

Dorëzimi i dokumenteve për regjistrimin në shkollat e mesme ka filluar sot dhe do të zgjasë deri të premten.

Nga Ministria e arsimit njoftohet se shkollën e mesme e kanë përfunduar mbi 7 mijë e 800 nxënës, ndërsa numri i vendeve për regjistrim në konkurs është mbi 8 mijë e 600, çka do të thotë se për të gjithë nxënësit të cilët kanë përfunduar shkollën fillore ka vend për të vazhduar shkollimin e mesëm, shkruan rtcg.

Sot poashtu ka filluar paraqitja për bursa për profesione deficitare në vlerë prej 70 eurosh, ku paraqitja mund të bëhet deri më 23 të këtij muaji.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!