Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e kësaj partie edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ai këtë paralajmërim e ka bërë në tubimin në të cilin u mbajtë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në shënimin e 15 vjetorit të themelimit të saj.
“Do tëketë Vetëvendosje në Kosove, Shqiperi, Diaspore e Maqedoni të Veriut. Në përvjetorin e ardhshëm përveç Bojkeinit do të flasë edhe dikush nga Shkupi apo Tetova”, ka paralajmëruar ai.
Kurti, tha të premten se sfida kryesore e Kosovës 21 vjet pas çlirimit nga Serbia, është “çlirimi nga korrupsioni dhe kapësit e shtetit” dhe kjo do të ndodhë me votën e qytetarëve të Kosovës.