Meta në Podgoricë: DF në Kuvend hap trasparentin ”Kosova është Serbi”

Deputetët e Demokracisë së re serbe (NOVA) dhe Partis Popullore Demokratike (DNP) sot në korridorin e Kuvendit të Malit të Zi kanë shpalosur transparentin ”Populli i Malit të Zi nuk të ka njohur, Kosova është zemra e Serbisë”.

Ata këtë veprim e bënë para ardhjes së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta, i cili sot në Kuvendin e Mali të Zi deputetëve do ju drejtohet në gjuhën shqipe dhe në të ardhmen edhe deputetët shqiptar do ta kenë mundësi të flasin shqip në Kuvend.

Në Kuvend shqip ka folur sot edhe Millan Knezheviq (DNP) i cili kishte një mesazh për Metën.

”Z.Meta,Kosova është zemra e Serbisë, këtë mos e harroni kurrë”, tha ai në konferencën për shtyp.

“Sot, akti më i turpshëm i njohjes së Kosovës merr edhe aktin final për shkak se Kryeministri Millo Gjukanoviq sot merr dekoratë të lartë nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë”, tha deputeti Sllaven Radunoviq.

Me këtë akt duam të tregojmë se populli i Malit të Zi kurrr nuk do ta prënoj Kosovën dhe në momentin kur të vijmë në pushtet do anulojmë njohjen e Kosovës, u tha në konferencën për shtyp./Malësia.ME/

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!