Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, sot në Podgoricë i ka dorëzuar kryeministrit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dekoratën e lartë të Republikës së Shqipërisë – ”Urdhërin e Flamurit Kombëtar”.
Gjukanoviq është shprehur se është i nderuar që ka fituar një dekoratë të tillë me vlerë. e cila paraqet dekoratën më të lartë që i jepet një qytetari të huaj nga presidneti i Shqipërisë Bujar Nishani.
Ai falenderoi Tiranën për mbështetjen e pa rezervë të cilën e ka dhënë dhe është duke dhënë në integrimin euro-atlantik të Malit të Zi, si dhe ratifikimin e shpejtë të protokollit për antasimin në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, të cilin e vlerësoi si një gjest miqësie dhe inkurajim për antarët tjerë të Aleancës.
Ai gjithashtu theksoi se Mali i Zi do mbështesë rrugën evropiane të Shqipërisë, si dhe do të ndajë përvojën me fqinjët në mënyrë që bashkërisht të arrisin progres të mirë në lidhje me integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjukanoviq në veçanti theksoi se “Pakica shqiptare ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha sukseset e Malit të Zi”./Malësia.ME/