Shqip në Parlamentin e Malit të Zi – Shqiptarët në MZ urë bashkpunimi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta, nga foltorja e Kuvendit të Malit të Zi deklaroi se ndihet i nderuar të mbajë fjalimin e parë në gjuhën shqipe në këtë Kuvend, në të cilin gjuha shqipe do të vazhdohet të përdorët gjatë zhvillimit të seancave parlamentare.

Ky është një hap vizionar dhe një gjest domethënës që duhet përshëndetur, ndaj në emër të Kuvendit të Shipërisë dua t’ju falenderoj dhe t’ju uroj sa më shumë suksese në realizimin e vizionit tuaj për një Mal të Zi sa më modern e të integruar në strukturat euro-atlantike.

Falenderoj gjithashtu grupimin e partive shqiptare të Malit të Zi, të cilat në përputhje me Kushtetutën tuaj bazuan kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlamentin e Malit të Zi.

Ju keni realisht një vend të mrekullueshëm, të cilin e kam fort për zemër.Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera, model i mirë bashkëpunimit fqinjësor dhe një shembull për të gjitha vendet e rajonit, tha Meta.Shqipëria dhe Mali i Zi ndjehen edhe më afër njëri-tjetrit, jo vetëm prej gjeografisë që na bashkon,por edhe falë pakicës shqiptare këtu, e cila na lidh edhe më fort, si një urë solide miqësie dhe bashkpunimi.

Meta vlerësoi progresin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike, axhendë të cilën Shipëria e mbështetë fort dhe pa asnjë rezervë.Në këtë kuadër Shipëria beson fortë në një Ballkan tërësisht të integruar në BE dhe NATO si dhe heqjen e pengesave të panevojshme të levizjes së lirë të njerëzvem tregtisë dhe mallrave.

Ai falenderoi Malin e Zi për njohjen realiteteve politike në rajon, siç është njohja e Kosovës, të cilën e vlersojnë maksimalisht.

Kur është fjala për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, Meta tha se ka ardhur koha për të vepruar konkretisht në terren “me vullnetin e mirë për të realizuar disa nga premtimet e dhëna të cilat do japin rezultate të prekshme.”

Meta vlerësoi se flamuri shqiptarë duhet të jetë i pranishëm në komunat ku shqiptarët janë shumicë krahas flamurit shtetëror, dhe decentralizimi i pushtetit lokal është i rëndësishëm për ato komuna ku shqiptarët janë shumicë.

Bisedojmë shpesh, siç kemi folur edhe sot në takimet tona,edhe për pakicën shqiptare këtu në Mal të Zi, të cilën e konsiderojmë si një urë solide miqësie dhe element stabiliteti e kohezimi.

Ne vlerësojmë vëmendjen që i kushtohet të drejtave të shqiptarve dhe inkurajojnë progresin e mëtejshëm në këtë drejtim, ashtu siç inkurajojmë vazhdimisht pjesmarrjen kontribuese dhe konstruktive të shqiptarve në të gjithë jetën institucionale dhe politike të Malit të Zi – tha Meta.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviq seancën e përfundoi me fjalin të cilën e ka dëgjuar gjatë vizitës në Shqipëri. ”Popujt e këtyre dy vendeve mes respektit dhe bukës, gjithmon do të zgjedhin këtë të parën.Detyra jonë është që të punojmë t’ju sigurojmë respektin dhe bukën të gjithë njerëzve që jetojnë në territorin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, tha Pajoviq./Malësia.ME/

Anton-GjokajAnton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!